nga Halil Teodori
Dhjetori i shpresave të Humbura!
Tridhjet e katër vjet më parë, më 8 dhjetor 1990, besuam se e shkuara po kalonte dhe vendi së shpejti do të ishte pjesë e familjes së madhe Europiane.
Faturuar si një adresë për krizën që po kalonim, mungesa e gjërave më të domosdoshme për të jetuar, ku fukarallëku gjeneroi linja të gjata nëpër radha qumshti… dhe rritjen e një zëmrimi mbar popullor, u mendua se do të përfundonte, duke sulmuar mënyrën komuniste të jetesës. Partia e Punës ose ish partia Komuniste e Shqiprisë dënoi të shkuarën , vetëkënaqjen dhe fragmentimin e interesit personal të partisë shtet.
Po kalonim një krizë që goditi vetë zemrën dhe shpirtin e vullnetit tonë kombëtar, dhe premtuan se do të ishin më të përgjeqshëm se deri në atë periudh kur po bëheshin ndryshime dhe vendin do ta antarsonin shumë shpejt drejt Europës .
Sot, ne, të gjithë dëgjojmë përsëri fjalët e tyre, veçanërisht pasi debatet rreth antarsimit në Këshillin e Europës bëhen të ashpra dhe konfrontuese.
Politikanët tonë e mendojnë veten se janë lider të pa zëvensueshëm dhe jo thjesht politikan që janë në shërbim të njerzëve.
Sot në vendin tonë besohet se nuk mund ta zgjidhim krizën politike
nëse lëviznim përtej interesit të këtyre përfaqësuesve të pa ndërgjeqshëm. Kjo mënyrë e të menduarit, përbën një të keqe të përbashkët. Edhe Kosova që është shteti më i ri ka bërë ndryshime të konsiderushme drejt konsolidimit të demokracisë dhe forcimin e shtetit. Ndërsa ne shqiptarët e shqipërisë jemi dashje pa dashje përfaqësues të një të keqje të përbashkët.
Populli shqiptarë duhet të bashkohet rreth një sensi të qëllimit të përbashkët, si për luftë, ku çdo akt që shton përgjegjësin individuale është më shumë se thjesht sens i shëndoshë që duhet bërë, sepse sipas mendimit tim është një akt patriotik.
Që atëherë, ideologjija komuniste është dënuar gjerësisht, dhe botërisht për fajin, për krimet, për dështimet e saj në kurrizin e qytetarëve të zakonshëm. Dhe më e keqja është se ata që na servirën lugën e floririt, dështuan totalisht në 1990, jan po ata që vazhdojnë të shkatrrojnë si dikur jetën e popullit, historin tonë kombëtare, dhe populli vazhdon ti votoj.
A ka kohë më të mirë se tani për të rishikuar gabimet që kemi bërë në të shkuarën? Pasi këto që drejtojnë pushtetin janë të pa ngopur.
Në asnjë vend të botës nuk ka ndodh që qeveria e zgjedhur me votat e popullit të vjedh njerzit e vet. Kudo shkon përballesh me njerz të inkriminuar dhe më e keqja është se vazhdojnë të mbështeten nga fqinjët tanë dashakeq Sllav, për të mos e lëshuar karrigen e pushtetit. Edhe Spakun një organizëm shprese për popullin, po e kërcënojnë, për të bërë të mundur ruajtjen e aseteve të vjedhura.
Parlamenti i Partisë Socialiste është gati të debatojë një projekt-ligj për ndryshimet ligji që kontrolloi SPAK-un, i cili mbetet shpresa e fundit e shqiptarve.
Jo vetëm opozita por edhe shumë politikanë konservatorë janë ankuar se projektligji që bëhet për të kontrolluar strukturën e posaçme SPAK bëhet për të mbrojtur të korruptuarit dhe faturën do ta paguaj populli.
Janë të shumtë intelektualët që na mësojnë se kjo lloj retorike në fakt mund të funksionojë për të ndërtuar mirqenje sociale për të gjithë. Shqiptarët nuk kanë frikë të dëgjojnë të vërtetat e vështira për problemet ekonomike që kanë dhe çthurjen e pushtetit të pakufizuar.
Njerzit tanë jan të ndërgjeqshën se identiteti njerëzor nuk përcaktohet më nga ajo që bën, por nga ajo që zotëron. Udhëheqja e mirë kërkon një kritik të ashpër, që mund të ketë sukses nëse është e sinqertë dhe realiste.
Për fat të keq për ne, sot, jemi totalisht të dëshpëruar për fjalë që shfaqen në fjalime bajate. Si unë janë shumtë intelektualët që argumentojnë se qeveria po kërkon një mënyrë për të fajësuar qytetarët për problemet e saj. Por deri ku shkon kjo punë, ishin nuk bënë sagjë, erdhën po ata dhe prap nuk kanë bërë asgjë dhe duhen besuar se do bëjnë në të ardhmen!.
Kush mendo kështu është naiv!
Retorika e ashpër dhe marrja ose nëpërkënbja e elektoratit që i kanë votu duhet të mobilizojë dhe ndërgjegjësoj qytetarët në veprim për të votuar ata që populli i beson, Rinisë. Sepse është ajo që punon për të ardhmen që i përket.
Megjithatë, më e rëndësishmja nga të gjitha, është se për të zgjidhur krizën tonë politike, ne duhet të shqyrtojmë mënyrën tonë të jetesës dhe të përballemi me një kulturë të konsolidimit të interesit personal. Duhet të zgjedhim ata që janë të besushëm të pa korruptuar. Kështu mund ta bëjnë edhe pasardhësit e që do të vinë në të ardhmen.