EMRI/Akuzohet se bashkëpunoi në vrasjen e Valter Fierzajt, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

0
79

Aleksandër Mëhilli, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Valter Fierza, është arrestuar nga policia. Ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2023.

22-vjeçari Aleksandër Mëhilli akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Ai ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fierzës, 33-vjeç. Fierza është gjetur i pajetë nga familjarët pranë makinës së tij.