Është një foto historike, e dhjetorit ‘90, kur po themelohej Partia Demokratike.
Është kryeministri Edi Rama, i cili synon një mandat të katërt në zgjedhjet e 2025 dhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka qeverisur në tri mandate të plota, ndërsa një mandat iu ndërpre për shkak të trazirave të ‘97. Si kreu aktual i opozitës para zgjedhjeve të 2025, edhe Berisha synon një mandat të katërt.
Bashkë me Ramën dhe Berishën në foton e dhjetorit ’90 është edhe i ndjeri Ardian Klosi.
Me siguri temë e diskutimit ishte krijimi, ngritja dhe vizioni i partisë së parë pluraliste, PD-së, si dhe ku duhet të ishte kjo parti pas 20-30 vitesh, e cila asokohe ishte në garë me Partinë e Punës, parti që më vonë ndryshoi emrin dhe u reformua në partinë Socialiste, që qeveris sot Shqipërinë.
Deputetja e partisë Demokratike, dhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka, thotë se nga ‘90 po ata janë; kanë ndërruar pardesytë e bardha.
Postimi i deputetes Flutura Açka
Shqipëria 8 dhjetor 2024
Ende nën WHT (Sindromi i pardesyve të bardha)
Rinia e atëhershme në gropë
Rinia e sotme në Europë✌????
Aktorët é Paktit të Triestes 1992 akoma aty, kanē ndërru veç pardesy.