BallinaPolitikeNgaqë “E do shumë” Shkodrën Rama i jep si dhuratë të Vitit...

Ngaqë “E do shumë” Shkodrën Rama i jep si dhuratë të Vitit të Ri tarifa uji marramendëse

spot_img

Nga Luciano Boci
NGAQË “E DO SHUMË”SHKODRËN RAMA I JEP SI DHURATË TË VITIT TË RI TARIFA UJI MARRAMENDËSE

Rama çdo fushatë premton zgjidhjen e problemit të ujit.
Pasi nuk e zgjidh për të disatën herë, megjithë miliardat e që i tret në ujin e xhepave të pangopësisë së vet, faturat ia ngop qytetarëve.

Ndërmarrjet e ujësjellsave janë sot më deficitaret.

Me humbje marramendëse.

Sepse aty është abuzuar pa fund me fonde dhe me punësime, duke i kthyer në burim parash dhe votash plot me patronazhistë.

Për të qenë më i sigurtë Rama, ky lubi lekësh, i mori vetë në drejtim prej tre vitesh dhe tani bën ç’të dojë.

Nuk harron madje të dëshmojë dhe këtu “dashurinë” e tij të madhe për Veriun e në veçanti për Shkodrën.

Me VKM e botuar dje në Fletoren Zyrtare “PËR MIRATIMIN E TARIFAVE TË SHËRBIMIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA PËR SHOQËRINË RAJONALE UJËSJELLËS-KANALIZIME SHKODËR SHA”,

Rama rrit tarifat tërësisht jashtë çdo logjike e konsultimi publik për këtë qark.

As vendimin kundër të Këshillit Bashkiak, nuk e përfilli, në rastin kur ka ndodhur në bashkitë e qarkut.

Kjo është një goditje fatale për ekonominë e jetën e qytetarëve pasi Shkodra faktohet si ndër qarqet më të varfra e me shpopullimin më të madh.

Përkatësisht:

Në Shkodër:

Fatura mujore për familjarët rritet me 84%.

Fatura mujore për biznesin rritet me 96%.

Në Malësi të Madhe:

Fatura mujore për familjarët rritet me 20%.

Fatura mujore për biznesin rritet me 49%.

Në Vau Dejës:

Fatura mujore për familjarët rritet me 108%.

Fatura mujore për biznesin rritet me 47%.

Në Pukë:

Fatura mujore për familjarët rritet me 82%.

Fatura mujore për biznesin rritet me 80%.

Në Fushë Arrëz:

Fatura mujore për familjarët rritet me 845%.

Fatura mujore për biznesin rritet me 344%.

p.s

Për pensionistët Rama ka një porosi: Ata të kursejnë sa më shumë ujë si në pirje, ashtu dhe në larje, me qëllim që t’i teprojë ndonjë lek nga bonusi i fundvitit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular