Presidenti i rrëzuar sirian, Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Rusi, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias.
Sipas një artikulli Reuters, Assadi dhe familja e tij kanë marrë azil nga Rusia.
Kishte shumë spekulime mbi vendndodhjen e Asadit pas raportimeve se ai ishte larguar nga Damasku përpara se rebelët të arrinin atje mëngjesin e sotëm, 8 dhjetor.
Rusia, një nga aleatët më të ngushtë të Asadit, konfirmoi më herët sot se ai ishte larguar nga Siria, por nuk tha se ku ishte, apo nëse Moska i kishte dhënë strehim.