BallinaEkonomiBuxheti 2025, Gonxhja: Rritet mbështetja për kulturën, inovacionin dhe arsimin profesional

Buxheti 2025, Gonxhja: Rritet mbështetja për kulturën, inovacionin dhe arsimin profesional

spot_img

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se buxheti për vitin 2025 për ministrinë që ai drejton, ka rritje të ndjeshme në disa sektorë të rëndësishëm.

Në total buxheti për vitin 2025 për ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është 56 miliardë lekë, me fokus tek sigurimet shoqërore, arsimi profesional, inovacioni, dhe kultura.

Gonxhja bëri të ditur se për sektorin e Sigurimeve Shoqërore do të ketë një 15% rritje, ndërsa financimet e huaja për programe dhe investime do të rriten me 18.2%. Ai shtoi se 4.5% më shumë mbështetje për kulturën dhe trashëgiminë, 18% rritje për Arsimin Profesional si dhe 60% rritje për Inovacionin.

Në postimin e tij ministri falënderoi grupin parlamentar të PS-së dhe deputetët për mbështetjen në realizimin e këtij buxheti, që ka për qëllim reformat dhe zhvillimin e qëndrueshëm në disa fusha kyçe.

“Faleminderit Grupit Parlamentar të PS dhe deputetëve që mbështetën vizionin tonë për reforma e ecuri të qëndrueshme në zhvillimin ekonomik, arsimin e mesëm profesional, tregun e punës, strehimin social, sigurimet shoqërore, inovacionin, trashëgiminë, artin dhe kulturën, integrimin evropian, nxitjen e investimeve, për të gjithë misionin, programet e aktivitetet që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ndjek dhe zhvillon, drejt një Shqipërie më të fortë e më të begatë!”, shkruan Gonxhja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular