BallinaKryesoreHapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë - Afati i aplikimit deri...

Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë – Afati i aplikimit deri më datë…

spot_img

Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin njofton hapjen e thirrjes për punësimin e ekselentëve në administratën shtetërore.

DAP fton të rinjtë të cilët kanë përfunduar nga viti 2021 studimet Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor ose Master Profesional, me mesatare 9.00-10.00, u jepet mundësi punësimi me kontratë të përkohshme 1 vjeçare në institucionet e administrates shtetërore. Ky mekanizëm synon nxitjen e studentëve ekselentë të bëhen pjesë e administratës publike për punësimin e përkohshëm për 1 vit, duke i ndihmuar në zhvillimin e aftësive profesionale dhe orientimin e karrierës së tyre.

Ndërkohë pozicionet përfshijnë role në sektorë të ndryshëm si doganat, menaxhim të trashëgimisë kulturore, inspektor në miniera, përkthyes, menaxhim të burimeve ujore etj.

DAP bën me dije se në datën 07.01.2025  do të shpallen në faqen zyrtare të internetit dhe në platformën “punetembare.al” lista e kandidatëve të kualifikuar, duke i renditur ata sipas pikëve që kanë grumbulluar bazuar në metodologjinë e vlerësimit të përcaktuar, dhe grupet e pozicioneve në të cilat ata kanë të drejtë të përzgjedhin pozicionin e punës, sipas kriterit të nivelit dhe llojit të diplomës që kërkon pozicioni.

Gjithashtu, kandidatët e kualifikuar kanë të drejtën e përzgjedhjes midis pozicioneve për grupet për të cilat janë kualifikuar, sipas renditjes së tyre duke filluar nga ai me më shumë pikë.
Afati i aplikimit është i hapur deri më datë 12.12.2024 dhe përfshin 153 pozicione vakante në 80 institucione shtetërore, në 12 qarqe të Shqipërisë. Kjo thirrje synon të nxisë integrimin e të rinjve ekselentë në sektorin publik dhe të mbështesë orientimin e tyre profesional.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular