BallinaPolitikeKryesia e PS: 4 drejtues qarku për Tiranën, shtohet Gonxhe. Në Dibër...

Kryesia e PS: 4 drejtues qarku për Tiranën, shtohet Gonxhe. Në Dibër shkon…

spot_img

Që nga ora 09:00 e ditës së sotme, në selinë e PS-së është mbledhur Kryesia e Partisë ku është i pranishëm edhe Kryesocialisti dhe njëherësh Kryeministri Edi Rama. Në fokus të takimit janë zgjedhjet e 11 Majit 2025, ku do të bëhet analiza e punës së bërë deri më tani nga ana e Partisë Socialiste.

Raportohet se një pikë e rëndësishme e takimit është edhe zëvendësimi i Blendi Gonxhes si drejtues qarku për Dibrën. Sipas të njëjtave burime, Gonxhe është zgjedhur të bashkëdrejtojë qarkun e Tiranës me Elisa Spiropalin, Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun.

Në këtë mënyrë, Tirana do të ketë 4 drejtues qarku për PS-në, përballë Belind Këlliçit të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Ndërkohë, Blendi Goxhe pritet të zëvendësohet në Dibër nga Blendi Klosi, i cili përballë do të ketë drejtuesin e PD-së, Xhelal Mziun.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular