BallinaPolitikeLeskaj: Idealet e rinisë studentore të Dhjetorit ‘90 ishin dhe mbeten idealet...

Leskaj: Idealet e rinisë studentore të Dhjetorit ‘90 ishin dhe mbeten idealet më të larta, më fisnike, më njerëzore të shqiptareve

spot_img

Nga Bujar Leskaj
8 Dhjetori, Dita e Rinisë, 34 vjet nga protestat studentore kundër regjimit komunist!

Sot më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë!

34 vjet më parë, studentët protestuan kundër regjimit komunist. Kjo datë, përkujtohet dhe festohet si festë kombëtare, në nder të gjithë studentëve të Dhjetorit ‘90, të LIBERATORËVE, të cilët u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që solli paqësisht rënien e komunizmit dhe lindjen e Demokracisë në Shqipëri.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, studentët kërkuan në emër të një populli, atë ç’ka i mungonte Shqipërisë e shqiptarëve: pluralizmin politik, Lirinë e Demokracinë.

Studentët dhe prijësit e tyre kuptuan se ndërgjegjja dhe logjika bëhen një në të vërtetën e madhe të lirisë dhe se liria është e vetmja rrugë e përshkueshme për të arritur progresin kombëtar dhe shoqëror.

Idealet e rinisë studentore të Dhjetorit ‘90 ishin dhe mbeten idealet më të larta, më fisnike, më njerëzore të shqiptareve.

Ndaj dhe 8 Dhjetori ‘90 është dita e nderimit të lirisë dhe vlerave të saj.

Është dita e “bijës” së kësaj Lëvizjeje, Partisë Demokratike, e cila nëpërmjet liderit të saj, Sali Berisha, themeluesve të tjerë Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Aleksandër Meksi, Arben Broci, Pjetër Arbnori rikthyen atdheun në botën perëndimore, në liri e demokraci.

Është dita e nderimit të udhëheqësit të tyre, Azem Hajdarit.

Është dita e Heroit të Demokracisë, Arben Broci dhe e të gjithë atyre që u sakrifikuan për Demokracinë.

Në këtë datë do të dëshiroja të falenderoja një për një të gjithë ata studentë kurajozë të atij brezi dhe veçanërisht të gjithë studentët vlonjatë, Mimoza Ferraj, Ardi Stefa, Alma Bendaj, Albert Kushti, Arian Nika, Ermal e Alban Arapi, Enela Pici, Enkeleida Stefa, Dorian Sofia, Alban Xhiku, Luan Meçe,Arben Meçaj, Besnik Dervishi, Arben Petro, Lad Kordhaj, Sokol Bala, Edmond Ruçi, Altin Llupa, Edmond Banushi, Marsela Ahmeti, Petrit Zeqiri, pedagogen Liljana Elmazi dhe pedagogun Herkole Sava, e dhjetëra të tjerë, të cilët me guxim, kurajo e vendosmëri ishin në ballë të protestave, ishin nga firmëtarët e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kontribuan në themelimin e degës së Vlorës dhe qëndruan konseguentë të vlerave e idealeve të Dhjetorit ’90!

Ju jemi mirënjohës përjetësisht!

Sot, 34 vjet më vonë, studentët dhe të rinjtë e Shqipërisë, të thirrur nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të protestojnë në Tiranë kundër narkoshtetit të Edi Ramës dhe grabitjeve të pasurisë kombëtare nga sektiRama në këto 12 vite në pushtet dhe politikave antikombëtare që ky sekt i zi ka realizuar në Shqipëri. Ti bashkohemi të gjithë kësaj proteste !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular