Një vizitë shumë me vend dhe sjellje e qëlluar e presidentes/nga Bahri Cani

0
185

Nga Bahri Cani
Mund të kemi ndoshta kritika ndaj presidentes Vjosa Osmani për shumë gjëra, por në disa raste është duke prezantuar shumë mirë Kosovën dhe këtë duhet të themi. Ajo ka shfrytëzuar qëndrimin në Paris dhe rihapjen e Notre Dame, që të bisedojë edhe me presidentin e ardhshëm amerikan Donald Trump. E në këtë bisedë të shkurtër ka qenë prezent edhe presidenti francez Macron. Unë nuk jam ndonjë ekspert i leximit të “gjuhës së trupit”, por këtop fotografgi vërtet më lanë përshtypje. Kam një lloj bindje që Macroni fare nuk ka qenë prezent me mendje në këtë bisedë. Ndërsa kjo farë buzëqeshje është bërë vetëm sa për foto, sepse, sipas mendimit tim, hallin e vërtetë ai e ka diku tjetër – hallin me Barnier, me Marine Le Pen dhe me vetëveten, sepse pas dorëheqjes së qeverisë do ta ketë goxha problem të gjejë një qeveri tjetër stabile. Por ky është problemi i Macronit, ndërsa për Kosovën është mirë që Presidentja ka takuar të dy dhe që ka publikuar këto foto – në veçanti mirë është që prej ditës së parë të krijohen raporte të mira me SHBA. E kur jemi tek “gjuha e trupit”, afrësia e presidentes me Trumpin tregon qartë se në cilën anë qëndron shpresa e Kosovës më shumë.
Presidentja Osmani shkruan në rrjetin X se “Ndërsa isha në Paris, ishte një nder të takoja presidentin Donald Trump dhe ta përgëzoja për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës. Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”.