BallinaAktualitetMithat Havari shkruante para 1 jave: Altin Dumani, "Giovanni Falcone i kohëve...

Mithat Havari shkruante para 1 jave: Altin Dumani, “Giovanni Falcone i kohëve moderne në Shqipëri!

spot_img

Mithat Havari

Kryetari i prokurorisë së posaçme antikorrupsjon ( SPAK) z.Altin Dumani, sot është një Giovanni Falcone i kohëve moderrne në shqipëri!

Ndryshimi mes tij dhe prokurorit legjendar të viteve ’80

Falcone, është ky:-Giovani Falcone dhe kolegu i tij Paolo Borselino ishin në krye të prokurorisë të shtetit Italian në Palermo të Italisë!

Të dy kishin mision të shkatërronin krimin e organizuar si “cosa nostra” etj, deri në shkatërrimin apo çmontimin e tyre, dihet suksesi i jashtëzakonshëm i këtyre dy heronjve që futën pas hekurave 300 kriminelë të rregjur, pastaj fundi tragjik nga dora e Toto Rinos me mafiozët e tij dihet.

Në fund Mafia në Siçili nuk egziston më dhe pikë!

Kjo arritje e madhe historike, u përket dy individëve, jo shoqërisë,qoftë dhe qeverrive të kohës!

Por z.Altin Dumani krahësuar me dy ish prokurorët antimafia alla Siçiliane, qëndron në faktin se “Falcone” shqipëtar i ka kaluar përmasat!

Brënda dy viteve që ky zotëri drejton SPAK, kanë ndodhur “kataklizma” të mëdha në jetën shoqërore e politike në shqipëri!

Përveç grupeve kriminale që janë shkatërruar nga kjo strukturë dhe kanë përfunduar burgjeve, pa harruar sekuestrimin e 150 milionë euro pasuri e vendosur nga droga e veprimtari të ndryshme kriminale, “Giovanni Falkone” Altin Dumani, ka tronditur themelet e politikës shqipëtare në të gjitha krahët, materializuar me zyrtarë të lartë të këtij shteti të deformuar fatkeqsisht!

Një ish zv.kryeministër është arratisur për turp nga frika e prangave të “Falcones” sonë, janë arrestuar me dhjetra zyrtarë të lartë si:- ministra, zv.ministra, kryetarë bashkish dhe ajo që vendos qershinë mbi tortë sukseseve të kësaj strukture, ishte ndjekja penale e dy ish kryeministrave njëherazi e dy ish presidentëve të ketij vëndi, njëri arrest me burg në qeli dhe tjetri në arrest shtëpie në 300 ditë e ca.

Ky është ndryshimi, Falcone nuk mundi të vendoste dot pranga qarqeve të larta të politikës Italiane, kurse Altin Dumani po!

Ky zotëri me kurajon civile, shoqëruar nga profesionalizmi i tij i larte me aksionet e fundit, theu hundën e të pathyeshmëve te dy pseudo politikanëve shqiptarë në keto 30 vitet e fundit.

I diskretitoi, i çnderoi, i çburrërroi, i xhvirgjëroi politikisht, i poshtëroi në sytë e popullit të pafajshëm, u shkatërroi “parzmoren” e pseudo ndershmërisë se tyre.Këta dy bajloza që guxuan të vjedhin, duke fryrë xhepat me mjerimin e këtij populli që mezi mbush barkun me bukë, këta bastardë me veprat e tyre kriminale, bënë që të shoqërohen me keto epitete, jo qëllim në vehtë vehte i z.Dumani me strukturën që drejton!

A nuk ndihemi krenarë ne qytetarët e thjeshtë të këtij vëndi të drobitur? Shumë krenarë ndihemi dhe i mbështesim me forcën e shpirtit dhe ne kërkojmr që kjo strukturë të jetë e pavarur, të mos i preket pavarsia legjitime.

I gjithë populli mbështet SPAK, veç sahanlëpirësve të hajduteve të damkosur tashmë i marrin nën mbrojtje këto kërrma politike, por populli ka një thënie proverbiale ” kush mbron hajdutin, qofte ky president, kryeministër apo kushdo qoftë, është vet i tillë!

Ne populli i thjeshtë nuk përkrahim këto dy forcat politike të diskretituara, ku sëfundmi kanë krijuar një palo komision për të vendosur shkopinj nën rrota kësaj strukture, shpresës së vetme të njerëzve të ndershëm të këtij vëndi. Mos guxoni langaraqër, ju njohim mirë kush jini, mos guxoni të vini dorë mbi djemtë e ndershëm të këtij populli, nëse vërtetë do ketë një lëvizje të dytë popullore, do jetë ajo që mijëra do rrethojnë atë godinë si një mur të lartë kështjellë për ta mbrojtur!

Ajo kështjellë është e vetmja shpresë që mund të ndryshojë fatet historike të shqipërisë!

Ta harrojnë ëndërrën e keqe “Noc rrokët”,se historia nuk punon më për ta!

Është shteti gjigand Amerika dhe bashkimi europian që mbështesin Falconen e shqipërisë z.Altin Dumani, të cilët kanë krijuar besim tek kjo figurë e ndershme!

Drejtësia do triumfojë mbi të keqen dhe qytetarët shqipëtarë do çlirohen nga vargonjtë e të korruptuarve dhe pjellës së tyre, krimin e organizuar!

Mit’hat Havari

Tiranë 03.12.2024!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular