Dëmtimi që Barish Alper Jillmaz pësoi dje pas faullit të shkaktuar nga Rei Manaj është kthyer në temën kryesore të futbollit turk. Aq sa për një moment u harrua rivaliteti mes dy klubeve për vendin e parë, pikërisht Fenerbahçe dhe Gallatasaraji.
Zëvendëspresidenti i Gallatasarajit u kujdes në mënyrën më të shëmtuar për ta rikthyer vëmendjen aty, pasi cili e lidhi Manajn me Fenerbahçen. Metin Ozturk tregoi se Manaj nuk luajti ndaj rivalëve të Fenerbahçes duke aluduar kështu dhe për dëmtimin e sulmuesit shqiptar, ndërsa bëri një ndërhyrje për të vrarë Jillmaz.
Fenerbahçe ka reaguar menjëherë me një deklaratë të drejtpërdrejt ku shënjestron zëvendëspresidentin e Gallatasarajit.
“Ne i urojmë një shërim të shpejtë lojtarit të kombëtares sonë Barish Alper Jillmaz, i cili u dëmtua në ndeshjen Sivaspor-Gallatasaraji dje.
Ne besojmë se kaosi i krijuar nga arbitri që injoroi këtë pozicion që kërkonte padyshim një karton të kuq duhet të vihet në dyshim për mbijetesën si të futbollit turk ashtu edhe të vendit tonë.
Veçanërisht sjell në vëmendjen e publikut se në fund të ndeshjes, një person i paturpshëm i quajtur Metin Ozturk u përpoq të implikonte Fenerbahçen duke nënkuptuar se lojtari i Sivaspor që lëndoi Barish Alper Jillmaz kishte një lidhje me Fenerbahçen.
Ne e dënojmë ashpër këtë person që preku klubin tonë. Ne e dënojmë këtë person dhe mentalitetin që ai përfaqëson, i cili ka vënë në shënjestër Fenerbaçen në një mënyrë që nuk do t’i kishte shkuar kurrë në mendje djallit dhe që foli keq për klubin tonë”, shkruhet në deklaratën e Fenerbahçes.