Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur pasditen e vonë të së mërkurës në Selanik, ku një 24-vjeçar shqiptar u dërgua i plagosur rëndë në spital, pasi u qëllua me armë zjarri në bark.
Sipas raportimeve nga mediat greke, autori ka ndjekur me motor 24-vjeçarin Ronaldo Pecaku me origjinë nga Elbasani, por lindur në Selanik, në rrugën “Egnatia” pranë Selanikut dhe e ka qëlluar pak para se të arrinin në kabinat e pagesës në rrygën Oreokastros.
Viktima ka arritur të vazhdojë drejt kabinës së pagesës, ku është rrëzuar dhe punonjës e kalimtarë kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.
Mediat greke shkruajnë se 24-vjeçari është person me precedentët penal dhe i akuzuar për një sërë krimesh, si dhe ka vuajtur dënimin me burg për vjedhje.
Një ambulancë dhe dy makina të reagimit emergjent kanë shkuar në vendngjarje, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të riut. Më vonë ka mbërritur edhe ambulnca, e cila e ka dërguar shqiptarin në spital.