Real Madridi ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Atalantës duke mundur këtë të fundit me shifrat 3-2. Por mbi të gjitha ka treguar se e cilëson si “shtëpi” sa herë luan në Itali, ndonëse përballë ka pasur kundërshtarë shumë të fortë.
Klubi spanjoll u bë i pari në historinë e Ligës së Kampioneve që regjistron 10 fitore radhazi në transfertë përballë skuadrave italiane. Një bilanc mbresëlënës për skuadrën e drejtuar nga Ançeloti, i cili duket se përfiton nga njohuritë që ka rreth ekipeve italiane për të siguruar maksimumin në transfertat ndaj tyre.
Në këtë seri, Reali ka fituar nga dy herë përballë Romës, Napolit, Juventusit, Interit dhe Atalantës.
NDESHJET
0-2. Roma
1-3 Napoli
1-4 Juventus
0-3 Juventus
0-2 Roma
0-2 Inter
0-1 Atalanta
0-1 Inter
2-3 Napoli
2-3 Atalanta