BallinaPolitike“Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, jo çështje e Gjykatës Kushtetuese”- Rama:...

“Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, jo çështje e Gjykatës Kushtetuese”- Rama: Është materie që ka mbajtur bashkë dy popuj shtetformues

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në një aktivitet përkujtimor të politikanit shqiptar Arbën Xhaferi, kreu i qeverisë shqiptare tha se gjuha shqipe nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese atj, por është materie që ka mbajtur bashkë dy popuj shtetformues.

“Tema e gjuhës shqipe, në momentin që sot ne flasim është në një kontest të pakuptueshëm dhe të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.

Unë nuk them që udhëheqësit që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve, nuk është një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen një herë në katër vjet dhe herë janë në një anë herë janë në anën tjetër, herë kanë shumë gjëra në dorë, herë s’kanë asgjë në dorë por gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë por edhe një mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtet formues të Maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe, në sensin e integrimit, në këtë rast dy popujve shtet formues të Maqedonisë së Veriut në sistemin e vlerave perëndimore, politike, etike dhe kulturore dhe kjo është një gjë shumë e madhe për tu futur në labirinthet juridike të cilat tanimë i përkasin të kaluarës”, tha kryeministri.

Kujtojmë që më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të diskutojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili parasheh që përveç gjuhës maqedonase, gjuha shqipe të përdoret në të gjitha institucionet dhe veprimet e qytetarëve para të gjitha organeve shtetërore.

Edhe pse ligji është pjesë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, e cila kishte për qëllim uljen e tensioneve etnike në vend, zbatimi i tij për më shumë se dy dekada vazhdon të shkaktojë polemika serioze politike dhe ligjore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular