Ministri i Financave, Petrit Malaj është shprheur se në fund të vitit pritet që të bëhet edhe rishikimi i buxhetit.
Në një konferecv për mediat ai u shpreh se ky akt normativ është i rëndësishëm për shkak se do të bëhet një vlerësim i ecurisë ekonomike.
Gjithashtu, ministri Malaj u shpreh se me akt normativ do të përcaktojmë edhe bonusin e pranverës për pensionistët
“Sa i përket rishikimit të buxhetit pritet që të ndodhë gjatë fundit të vitit. Ky është një akt shumë i rëndësishëm pasi do të duhet të bëjmë edhe një vlerësim të ecurisë ekonomike. Gjithashtu në këtë akt normativ do të përcaktojmë edhe bonusin e pranverës për pensionistët”, tha ministri i Financave.
I pyetur nga gazetarët se sa ka ndikuar rritja e rrogave të administratë në sektorin privat, ministri Malaj theksoi: “Sa i përket çështjes së rritjes së pagave në lidhje me ecurinë e tyre në sektorin privat nëse do të bëjmë një krahasim të tremujorit të tretë të vitit 2024 me atë të 2023 kemi një rritje prej rreth 3.5% Sektori privat po e reflekton këtë trend rritës në paga. Unë besoj se do të jetë i detyruar të rrisë të njëjtin trend nëse do të dojë të mbetet konkurrues në tregun e punës.”