BallinaKulture“NOSTALGJITЁ” E DJESHME -DHIMBJA & JETA IME". Shefqet Meko: Dy “dokumente sekrete”...

“NOSTALGJITЁ” E DJESHME -DHIMBJA & JETA IME”. Shefqet Meko: Dy “dokumente sekrete” qё nuk i lashё tё hidheshin nё plehra nё Tiranё

spot_img
spot_img

Nga Shefqet Meko
Kam dy “dokumente sekrete” qё nuk i lashё tё hidheshin nё plehra nё Tiranё. Librezёn e studentit dhe Dёshminё e Gazetarit. Janё dy “shpatat” e mia qё çava rrugёn e jetёs sime deri nё Amerikё. Janё dёshmi, kujtim, mundim, dhimbje, zhgёnjim dhe shpresё. Rinia e sotme nuk mund ta kuptojё mundin, djersёn, “fёrkimin e syve” pasmesnatave kur ne jepnim privime. Rinia e sotme nё shkolla nuk njeh dhe nuk e ka idenё e “tmerrit” Robert Papajani, gjigandit tё mёsimdhёnies universitare. Ju nuk e keni idenё se sa mund, sakrificё, “gjumёarratisje” pёshpёritje me veten ishin provimet me Robert Papajanin –Yllin e pedagogjisё Universitare. Ju nuk e dini dhe nuk do ta dini kurrё. Ne ishim brezi pёrballё Papajanit Modern qё “nuk tё falte”. 10-ta me Robert Papajanin ishte “Njё vizё Amerikane” qё unё e dёshmoj krenarisht. Ju nuk e dini. E dimё ne. Brezi im i librave, brezi im “i latave”, brezi im i “pasmesnatave” jo thjesht duke “u puthur pishave” por duke pёrpёlitur sytё mbi libra. Ju, studentё sotёm nuk e keni idenё tё “ishe pёrballё Robert Papajanit”. Nuk di tua rrёfej veç u dёshmoj se “ja rrёmbeva” notёn 10-tё. Ajo u bё “parashuta ime” madje deri nё Amerikё…

Nostaligjitё e mia, janё jeta ime. Janё ёndrrat e mia. Janё zhgёnjimet e mia. Ju nuk e dini ku ishim ne, ku jeni ju. Nuk do ta dini kurrё. Ndaj unё sjell “dёshmi nga dje” si realitet, pёrjetim, mund dhe shpresё.Unё nuk jam “llafazan i kohёs”. Unё dёshmoj jetёn time. Ne ishim seriozё. Ja, shiko kёtё “librezё gazetari” frimosur nga Estref Bega kyeredaktori i gazetёs “Zёri i rinisё”. Ёshtё njё pёrpjekje rinie pёr tё qёnё ndryshe. Ishte njё shpresё qё nuk e pamё dot kurrё siç shikoni ju sot nёpёr qelqe me ngjyra tё ndezura. Kёto dy libreza zyrtare “heshtin” nё arshivёn time private dhe sikur mё thonё: “Mos u dёshpёro. Ti bёre atё qё munde. Ne jemi prova…”

Tё dёshmosh tё djeshmen, nuk ёshtё “nostalgji diktature”. Ёshtё nostagji ndaj vetes dhe jetёs tёnde.Ne ishim dhe mbetemi brezi mё i sinqertё nё historinё shqiptare. Ne ishim tё palodhur, entuziastё, tё dashur, miq dhe shokё tё vёrtetё. Ne nuk therёm askёnd “me thika”.Nё moshёn tonё sё shumti pёrdornim “unaza boksi” qё tё bёnin pёrshesh, por nuk ta merrnin jetёn… Ne nuk zbrazёm kurrё “pilstoleta pa zhurmё”, ne ishim vetja dhe realiteti shqiptar. Ishim mbi tё gjitha “sakrifica e vetvetes” qё fillonim ditёn me njё “djathё bebe e njё gotё çaj”…

Mos mё shani. Mos “villni” mbi shpirtin tim. Mos pёshtyni mbi mundin dhe shpresёn tonё. Ne ishim brezi mё i sinqertё shqiptar qё nuk vramё, nuk vodhёm, nuk gёnjyem, nuk “mbanim thika” por libra nё duar dhe nёpёr breza e xhepa, ne ishim ata qё nuk shoh sot… Ndaj ndiej nostalgji pёr fatin e miqve dhe mikeshave tё brezit tim. Ku janё ata/ato? Si po e presin “kohёn e qytykut” turk? Dhe mё shpёtojnё lotё. Mё dhemb shpirti pёr atё botё tё pasur qё mё rrethonte dhe tashmё ёshtё bёrё “univers pa fund” thёrmuar kudo e ngado me drama, fate dhe dhimbje. Me suksese, dёshira dhe zhgёnjime. Miqtё e mi. Shfletoj kёto “dёshmi nostalgjie” dhe pёrlotem mbi to duke u parё tё gjithёve nё “thjerza lotёsh” nё kёtё botё sa tё lirё, aq edhe tё çmendur. Nuk mund tё pёrmend emra, sepse tё gjithё jeni “tek unё”: Si kujtim, dёshmi dhe realiteti qё nuk vjen mё.

“Dy nostalgji” qё mё sjellin rini dhe “shkelmojnё” vitet si njё shaka e shekullit qё jetojmё.

Brezi im me “libreza notash” dhe “dёshmi gazetarёsh”. Brezi im i punёs dhe sinqeritetit. Le tё mos plogёshtohemi pёr fatet tona, por thjesht tё qeshim pёr kujtimet e bukura, qё edhe pse tё varfёra nё pikshikimin e sotёm, edhe pse darmatike, ato “notojnё” nё shpirtin tonё dhe nuk shkojnё “as majtas” “as djathtas” por si vektorё tё sё vёrtetёs ngjiten nё qiell. Ikin diku, mbase nё tjetёr Galaksi, ndёrsa eshtrat tona do mbeten kёtu, nё tokё, tё mbuluara nga harresa dhe trishtimi i dashurive tё vёrteta…

Dy nostalgjitё e mia. “Dy elika” qё mё pёrcjellin nё “Universin fqinj”. Mos mё shani. Mё lexoni qё tё kuptoni…Mos mё shani. Mё mirё heshtni ose “mё shani me vete”. Unё jam ky qё rrёfehem

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular