Autori Ahmet Prençi është kandidat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2023 në kategorinë roman, me veprën “Brenga e Prokurorit”, një botim i Shtëpisë Botuese “Mediaprint”. Ky libër ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke u vlerësuar dhe pëlqyer nga lexues, kritikë dhe letrarë të shumtë.
Lajmi konfirmohet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit teksa ne faqen zyrtare shkruhet:
Ju njohim me kandidaturat e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë 2023.
Kategoria: Roman
1. Ben Blushi – Komploti – PEGI
2. Besnik Mustafaj – Fati i marrë – ONUFRI
3. Mira Meksi – Parisi vret – ONUFRI
4. Namik Dokle – Dhjetë gram nder – TOENA
5. Ahmet Prençi – Brenga e Prokurorit – MEDIAPRINT