Policia ka vënë ndaluar aktorin e humorit, Rezart Veleshja.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Veleshnja është ndaluar pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet një personi dhe më pas e ka shitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, njofton policia.
Kujtojmë se Veleshnja ka qenë pjesë e Big Brother Vip Kosova së fundmi, por u përjashtua për shkak se sipas produksionit kishte shënuar episode të ngacmimeve seksuale, gjuhë urrejtje, fyerje dhe kërcënime.
Rezi u përjashtua nga gara pas veprimit ndaj Xhenetës, duke e goditur atë në prapanicë, një veprim që u konsiderua i dënueshëm nga produksioni.