Shqipëria mësoi sot rivalët e grupit në kualifikueset për Botërorin e vitit 2026. Kuqezinjtë do të kenë përballë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, ndërsa datat mbeten për t’u vendosur.
Djemtë e drejtuar nga Silvinjo ishin në vazon e tretë gjatë shortit. Anglia ishte në të parën, Serbia në të dytën, Letonia në të katërt dhe Andorra në të fundit.
Në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, Shqipëria aktualisht mban vendin e 65-të.
Anglia pozicionohet dukshëm më mirë se çdo kundërshtar tjetët. Finalistët e Europianit të fundit mbajnë vendin e katërt. Serbia ndërkohë ndodhet në vendin e 32-të.
Njëjtë si vazot, Shqipëria lë pas Letoninë dhe Andorrën, që mbajnë respektivisht vendin e 140-të dhe 171-të.