DASHI
Sot, do të jeni të favorizuar, sidomos në raportin me familjarët tuaj. Në punë, dita do t’ju duket pa mbarim, dhe nuk do të keni dëshirë për të punuar. Në dashuri, gjithçka shkon mirë me partneri tuaj.
DEMI
Yjet, do t’ju përballin me një situatë të vështirë, përpiquni të shikoni gjërat më mirë, sidomos në punë. Në dashuri, do t’ju duhet të sqaroni me partnerin gjithçka që çalon në marrëdhënien tuaj.
BINJAKËT
Duhet të merreni me diçka, për ti rikthyer vetes buzëqeshjen. Në punë, mundohuni të mos diskutoni me asnjë, pasi nuk është dita e duhur, për bisedime. Në dashuri, keni nevojë për më shumë përkrahje nga partneri.
GAFORRJA
Në punë, do të veproni në të njëjtën mënyrë si veprojnë të tjerët. Në dashuri, nëse jeni vetëm, dita do t’ju sjellë takime interesante, nëse jeni çift, partneri do të humbasë durimin me ju.
LUANI
Kujdes, me anën ekonomike, pasi shpenzimet e shumta ju kanë lënë shumë bosh këto ditë. Në dashuri, për tu dukur më bukur se herët e tjera, në sytë e partnerit tuaj, do ti kushtoni më shumë rëndësi pamjes se jashtme dhe veshjes.
VIRGJËRESHA
Sot, do të ndiheni euforik në çdo drejtim, sidomos në ambientin e punës. Do të jetë një ditë favorizuese për ju edhe në aspektin afektiv, pasi çdo gjë do të ecë mjaftë mirë.
PESHORJA
Sot, do të mendoni shumë, për pushimet, se ku do i kaloni dhe ato ditë që ju kanë mbetur. Në dashuri, do të dukeni për partnerin femra ideale, në shumë aspekte.
AKREPI
Duhet të bëni kujdes, të mos besoni shumë tek personat që nuk keni shumë që i keni njohur, mund të keni të papritura dhe në dashuri. Në punë, evitoni shakatë e tepruara të kolegëve tuaj!
SHIGJETARI
Në dashuri, po kaloni një fazë të këndshme, duke e bërë raportin mes jush edhe më të bukur. Në punë, duhet të bëni kujdes me ndonjë gabim të momentit që mund t’ju kushtojë shumë.
BRICJAPI
Sot, në dashuri, do të kaloni një mbrëmje speciale me të dashurin tuaj, që do të ekzistojë gjatë në mendjen tuaj. Në punë, impenjimet do të jenë të shumta, tek personat që ju kanë ndihmuar shumë.
UJORI
Në aspektin afektiv, do të dini si të komunikoni me partnerin tuaj, kështu që mbrëmja do të jetë mjaftë e qetë. Në punë, do t’ju vijë një mundësi mjaftë e mirë, dhe do të merrni pozicionin që e keni merituar prej kohësh.
PESHQIT
Sot, do të takoheni me një person mjaftë interesant, që do t’ju bëjë të ëndërroni për një kohë të gjatë. Në punë, do të jeni pak nervoz, pasi shumë gjëra nuk po ju ecin ashtu siç do donit.