Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa mësohet se konferenca e tretë ndërqeveritare do të mbahet më 17 dhjetor në Bruksel.
“Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate”, thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE.