Blendi Fevziu ka ndarë një video tjetër ku flet për këngëtaren Pareshqivi Simaku.
Fevziu shkruan se e ka takuar këngëtaren për herë të fundit në 1995. Ai shton se biznesmenët të cilët i thonë se duan ta ndihmojnë në SHBA, njerëzit të cilët shkojnë ta takojnë dhe i flasin në shqip, këngëtarja i injoron dhe largohet.
“Po, është Parashqevi Simaku, këngëtarja shqiëtare e cila u largua në vitin 1991 drejt SHBA-ve. Unë e kam takuar Parashqevi Simakun për herë të fundit në vitin 1995, në atë kohë kur ajo kishte filluar të jetonte në Los Angeles dhe synonte Hollivudin. Ndërsa sot, të gjitha informacionet më thonë që ajo është e pastrehë, pa asnjë ndihmë financiare dhe jeton me ndihmat që merr si e pastrehë…” – thotë Fevziu.