“Dëshiron luks, të shesë trupin me pleq”- Fero akuza ndaj Arbenitës, e quan “eskortë”: Modelet në Dubai…! E dhunova vetëm kur më kërkoi ta trajtoja si tek filmi e*otik “50 hijet e Greit”

0
116

Ish-reperi i njohur Fero ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-partneres së tij, Arbenita, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Nina. Kujdestaria e së bijës është kthyer në një mollë sherri mes ish-çiftit, ndërsa reperi, i cili tashmë iu është përkushtuar fesë islame, ka pretenduar se modelja nuk e lejon ta takojë.

Disa ditë pasi publikoi foto të ish-partneres në Dubai me vajzën e tyre dhe një burrë, Fero ka hedhur akuza duke u shprehur se Arbenita dëshiron jetën e luksit dhe të shesë trupin me pleq, teksa theksoi se lakmia e saj për para, sipas tij, çoi në fundin e marrëdhënies së tyre.

arbenita ismajli

“Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta”, u shpreh reperi në “Glamour Zone”.

arbenita ismajli2

Ndërsa shtoi duke thënë se “nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje”, referuar ish-partneres së tij, teksa deklaroi se “nuk më merr mua në qafë, por vajzën”.

fero arbenita vajza pushime (3)

Fero: Kjo botë është e vogël njihet secili. Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta.

Arsyeja pse nisi prishja e marrëdhënies tonë ishte se ajo donte të ishte e lirë, nuk donte të ishte nën kontrollin tim. Kur një femër do që të jetë e lirë, nuk mund të jetë në lidhje.

Më dhimbsej vajza, por ajo donte të shkonte në jahte e vende luksoze, mbas parave, është diçka e kuptueshme.

E donte jetën e luksit, se e kam njohur. Por, duhet që vajzën të mos e merrte vajzën në qafë. Filloi të ndryshoi me mua nga momenti që erdhi në jetë vajza, janë disa femra që e kanë shpirtin aq të zi saqë aktrojnë derisa marrin atë që duan, donte një fëmijë prej meje që të më dëmtonte imazhin. Duhet të zgjidhte para se të bënte vajzën, unë kam pasur oferta nga femrat dhe ajo prej meshkujve, duhet të mendonte se dëmtohet vajza.

Këto vajzat e reja nuk i kuptoj, nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje. Mua nuk më merr në qafë, por merr në qafë fëmijën tënd. Këtu shihet dashuria jote për fëmijën, gjithsesi kam dashur të flas hapur, jo vetëm unë i kaloj këto gjëra.

Shpresoj të jem zëri i të gjithë këtyre, nuk dua të flas dhe hera e fundit që flas. Nëse nuk merret masa prej shtetit të Kosovës, lirisht le të vazhdojnë dhe unë do ia lë Zotit, nëse kanë guxim të presin hakmarrje prej Zotit le ta presin. Ajo është narciste, toksike dhe nënë e papërgjegjshme. I them të lutem bëhu më e ndërgjegjshme dhe reflekto pozitivitet që ta shohë vajzën.

arbenita ismajli5

Ish-reperi foli për herë të parë edhe për dhunën ndaj ish-partneres, ngjarje për të cilën qëndroi rreth 1 muaj në burg. Ai theksoi se nuk ka ushtruar dhunë ndaj Arbenitës, por gjithçka ka qenë e inskenuar nga ana e saj.

Fero u shpreh se i kërkoi ta trajtonte si tek filmi erotik ” 50 Shades of Gray” dhe i bëri foto vetes për t’i përdorur në gjykatë kundër tij.

arbenita ismajli (3)

Fero: Ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjatë vitit 2023 në korrik, u ktheva në shtëpi, unë e kuptova sepse kohët e fundit u mundonte të më incizonte fshehtas dhe të nxirrte fakte, e mësonin motrat e veta që të ma merrte vajzën. Ishte gjithçka e planifikuar prej saj. Unë njëherë kam ushtruar në një farë mënyre dhunë ndaj saj, ama ishte kur ishim të dashuruar dhe po shikonim filmin 50 Shades of Gray. Ajo donte që të veproja unë siç veproi ai aktori. Ka ndodhur njëfarë marrëdhënie dhe ajo ka fotografuar veten, fotot i ka ruajtur sikur unë e kam dhunuar. Por ajo kërkoi marrëdhënie në atë lloj mënyre, fotografoi veten dhe unë mendova se donte të shikonte veten në atë mënyrë.

Ditën kritike, unë kurrë s’kam ushtruar dhunë ndaj saj, atë ditë më bënte disa pyetje për sherr, që donte të më nxiste t’i thosha disa fjalë. Mendova mqs po më bën këto pyetje po kërkon të më regjistrojë, e pashë telefonin dhe po më regjistronte, ia theva telefonin. Po më incizonte dhe i mora, rashë për të fjetur.

Më dërguan në burg 1 muaj padrejtësisht, të isha në burg se e dhunova. S’ka pasur fare dhunë, as lëndim trupor, vetëm për thyerje telefoni kam qenë në burg herën e fundit.

arbenita ismajli4
arbenita4
arbenita3
arbenita1
fero arbenita vajza pushime (1)
arbenita ismajli2
arbenita ismajli3
arbenita ismajli
arbenita ismajli
arbenita ismajli2
arbenita ismajli3
arbenita ismajli1
fero arbenita ismajli
arbenita ismajli
arbenita ismajli1
arbenita ismajli3
arbenita ismajli4
arbenita ismajli5
arbenita ismajli7
arbenita ismajli8
arbenita ismajli9
arbenita ismajli10
arbenita ismajli11
arbenita ismajli, fero (18)
arbenita ismajli, fero (19)
arbenita ismajli, fero (17)
arbenita ismajli, fero (16)
fero arbenita ismajli (3)
fero-arbenita9668251515
arbenita ismajli, fero (13)
arbenita ismajli, fero (12)
arbenita ismajli, fero (10)
arbenita ismajli, fero (11)
arbenita ismajli, fero (9)