10 vite më pas, Shqipëria “peshkon” sërish Serbinë në short, por situata ka ndryshuar tani, i këtij mendimi është edhe Aleksandër Vuçiç, i cili në një intervistë për mediat në Serbi mendon se këtë herë gjërat do të shkojnë mirë. Vuçiç beson se në fund Serbia do të dalë fituese pasi në sytë e tij kanë një skuadër më të fortë:
“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Ata kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë. Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë në Tiranë do të jetë problem”, u shpreh Vucic.