Nga Parid Turdiu
“E bukur, simpatike, e embel, e mikluar, e padjallezuar nga impulset djallezote gjithfaresh te metropolit si Tirana…qe sillte njekohesisht admirimin e “skiftereve gjuajtes” qe i vinin rrotull por edhe e xhelozive te kolegeve te saja qe shihnin tek ajo vajzen e thjeshte ardhur nga provinca me ca rroba futur ne qese tu bente padashjen e tyre por dhe te sajen “karshillekun” brilant te nje artisteje pa “filtra” e “make-up” te zerit, performances, talentit.
Thene te verteten ndjeheshim disi te cuditur per disa ndryshime te menjehereshme dhe te dukeshme ne katakterin e saj. Dhe ja ku ndodhi, ne fillim vitet 90 te befasuar mesuam se Parashja perfundoi ne USA.” – Gazmend Mullahi
Une: Tani qenka 58. Para 40 vjetesh ishte 18, nje vajze e thjeshte nga provinca, qe u ngjit shpejt, si flake kashte, ne muziken pop te Shqiperise se izoluar.
Kishte arsye te mendonte se se ishte nje talent i pazakonte – per Shqiperine.
Pati nje enderr te madhe: te behej yll Amerikë.
Eshte bukur qe enderrat e te rinjve te jene te medha. Pak njerez i realizojne. Duhet te rrjeshtohen shume rosa, te jesh ne vendin e duhur ne kohen e duhur. Eshte çeshtje fati.
Sfida e saj qe shume veshtire. Amerika eshte ETNONACIONALISTE. Ketu, artistet pop jane amerikane, angleze, kanadeze, australianë.
Kengetaret pop, qe nuk jane rritur ketu, nuk ngjisin. Si e kuptojne qe je i huaj? Aksenti, atituda, gjuha e trupit.
Çfare ka Dua Lipa me shume se Parashka? Keto gjera te vogla, atitudën, qe ne artin pop eshte thelbësore.
Kengetarët latinë, te cilët kane ne USA popullsine e vet shumemilionshe, mezi ngritën kokë.
Pa e menduar thelle, me impuls, Parashka u lidh me nje artist amerikan dhe se bashku provuan Hollivudin. Jo dasma e lokale shqiptare, si kengetare te tjere shume te mire, por industrine amerikane te defrimit.
Artistet nuk dijne te bejne pune te tjera.
Nuk jane inxhinjera.
Kur perpiqen te çajne ne art punojne si kamariera.
Asaj nuk i eci, nuk u be yll amerikan, por te pakten e provoi enderren e madhe. Vitet e shpreses duhet te kene qene te bukura.
Ne Amerike duhet te jesh i forte se perndryshe bie. Asaj nuk i eci. Tani gjalloka shume thjeshte (por me mire se ne Kavaje).
Ne fund te gjithe dalin barazim.