Kryeninistri Edi Rama, teksa preku temën e emigracionit në podkastin e tij “Flasim”, u shpreh se Shqipëria është një vend i sigurtë.
“Ajo çfarë më bën përshtypje, e kuptoj, por është se të gjithë të huajt që vijnë këtu janë të lumtur për sigurinë këtu”, theksoi kreu i qeverisë.
Ndërsa shtoi:”Kur ua them njerëzve më kthehen: Çfarë po thua, aman! Ka siguri në Shqipëri dhe jo në Londër, jo në Berlin, Milano apo Paris. Po! Po! Të gjitha ata që vijnë këtu më thonë “Po ecja me gruan në mesnatë, wow është diçka që e kemi dashur. Nuk është kaq e lehtë askund në Evropë. Parisi është i ndërlikuar, mbrëmjes nuk është e lehtë. Duhet të dish rrugës, të njohës lagjet, të dish ku të shkosh, sepse nuk është e lehtë.”
Kryeministri u shpreh se shqiptarët joshen nga fotot me photoshop që shikojnë në telefon për t’u larguar në vende të tjera.
Por, theksoi ai, “nuk është kaq e lehtë sepse është më shumë photoshop sesa realitet i jetës së përditshme të një shqiptari që shkon atje”.
Edi Rama: Tani jemi në hartë dhe kemi sfida të reja, sepse duhet të bësh gjithçka që të ruash ekuilibrin, midis gjithë larmisë së natyrës dhe që është një motiv i fortë dhe nevojës për të pasur më shumë kapacitete, po ashtu, edhe midis turizmit masiv e atij luksoz.
Pra, ka shumë sfida. Por sidoqoftë, nuk ka dyshim tani jemi në hartë. Shqiptarët besoj tek vetja, nuk besojnë lehtësisht derisa të provojnë të kundërtën, te vendi, në lidhje me atë që vendi është në gjendje t’iu ofrojë, e që mendojnë, gabimisht, se do të gjejnë kur të shkojnë jashtë.
Kjo do të thotë që lufta është luftë, pa luftë, as jashtë apo kudo, nuk mund të fitosh.
Por, edhe diçka tjetër, është ende një lavjerrës, që është tek ky skaji që “dua të iki” sepse është edhe kjo gjëja që e kam në xhep e po e nxjerr (nxjerr telefonin nga xhepi), ku ti kalon rëndom fotot e bukura të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, kësaj, asaj dhe pastaj të aktorëve, të modeleve, të makinave dhe i thua vetes që “këto janë atje. duhet të iki atje”.
Por nuk është kaq e lehtë sepse është më shumë photoshop sesa realitet i jetës së përditshme të një shqiptari që shkon atje. Ajo çfarë më bën përshtypje, e kuptoj, por është se të gjithë të huajt që vijnë këtu janë të lumtur për sigurinë këtu.
Kur ua them njerëzve më kthehen: Çfarë po thua, aman! Ka siguri në Shqipëri dhe jo në Londër, jo në Berlin, Milano apo Paris. Po! Po! Të gjitha ata që vijnë këtu më thonë “Po ecja me gruan në mesnatë, wow është diçka që e kemi dashur. Nuk është kaq e lehtë askund në Evropë. Parisi është i ndërlikuar, mbrëmjes nuk është e lehtë. Duhet të dish rrugës, të njohës lagjet, të dish ku të shkosh, sepse nuk është e lehtë.