Nga Bujar Leskaj
14 vite më parë, në 15 dhjetor 2010, për herë të parë shqiptarët mundën, që të pajisur vetëm me një pasaportë biometrike të udhëtonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian!
Liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, janë dy nga arritjet më të mëdha të qeverisë Berisha, 2005- 2013!
Një ëndërr kjo, mjaft e vjetër, por e ringjallur fuqishëm në dhjetorin e vitit 1990 kur nisën protestat e studentëve, që shënuan fillimin e rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri dhe ecjen e vendit në rrrugën drejt demokracisë.
Një ëndërr e kahershme të shqiptarëve aq evropianë, por aq të izoluar nga Evropa dhe bota!
Qytetarët shqiptarë kanë qënë për gati një shekull, që nga shpallja e Pavarësisë, populli më i diskriminuar në konceptin e lirisë së lëvizjes.
Nga 15 dhjetori 2010 shqiptarët nuk shtyhen më dyerve të ambasadave!
Po sot?
Sekti Rama, me qeverisjen e tij të papërgjegjshme, rrezikon të kthejë regjimin e vizave për shqiptarët, duke na izoluar nga Evropa dhe bota.
Dëshpërimi, korrupsioni galopant në qeverisje, krimi, droga, mungesa e perspektivës për shqiptarët kanë bërë që të rriten kërkesat e tyre për azil në vendet evropiane!
Shqiptarët dhe sidomos të rinjtë nuk shohin të ardhmen këtu, nuk besojnë më tek një qeveri që punon për veten dhe varfëron shqiptarët.
A duhet ta lejojmë një regres të tillë? Një arritje kaq të madhe të qeverisjes progresiste të Partisë Demokratike?
Absolutisht JO!