Moderatorja e njohur Bora Zemani, jo më larg se dy ditë më parë festoi ditëlindjen e 10-të të djalit të saj, Arborit.
Ajo u pa t’i bënte një dedikim të veçantë të birit teksa shprehej se ardhja ne jetë e tij e “ka bërë një njëri më të mire”.
Postimi i plotë:
10 vite dashuri e pastër…
Fiks një dekadë më parë, erdhe në jetën time dhe gjithçka ndryshoi. U bëre drita që ndriçon çdo ditë, arsyeja pse buzëqesh edhe në momentet më të vështira.
Ti më mësove kaq shumë për jetën, për dashurinë e pakushtëzuar dhe për forcen që as vetë nuk e dija se e kisha.
Ne u rritëm bashkë… Çdo hap i yti ishte një hap edhe për mua, çdo fjalë e jote një mësim për mua, çdo përqafim një dhuratë që nuk ka çmim.
Më ndihmove të bëhem njeriu që jam sot dhe nuk ka lumturi më të madhe sesa të të shoh ty që bëhesh një fëmijë i mençur dhe me një zemër që mbushet veç me mirësi. Ti je mishërimi i dashurisë së pakushtëzuar, motivi im për të qenë më e mirë dhe forca ime në çdo ditë. Faleminderit që më bën krenare me çdo gjë që JE e mbi të gjitha për zemrën që të shkëlqen. ✨
Mirëpo nuk mbaron me kaq, për këtë 10 vjetor, Bora i kishte përgatitur Arborit një festë të madhe me shumë të ftuar.
Nga ajo festë moderatorja ndau me ndjekësit mjaft momente të bukura përfshirë edhe fotot e ëmbla me djalin e saj dhe partnerin aktual, aktorin, Donald Veshaj.
Ajo çfarë u vu re ndjeshëm ishte se pjesë e ditëlindjes së Arborit ishte edhe babai i tij, ish-partneri i Borës, Vin Veli, me të cilin ajo ka pasur një romancë, fryt i së cilës u bë djali i tyre.
Duket se edhe pas ndarjes dyshja mbajnë raporte të mira me njëri tjetrin dhe këtë e dëshmon më së miri pjesëmarrja e Dj në ditëlindjen e të birit ku i ftuar ishte dhe Donald Veshaj, me të cilin moderatorja është në lidhje prej disa kohësh.