Donald Trump nominon drejtorin e rrjetit “Truth Social” në krye të komitetit të inteligjencës

0
48

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump nominoi Devin Nunes, drejtorin ekzekutiv të platformës së tij të mediave sociale Truth Social, për të udhëhequr Bordin Këshillimor të Inteligjencës së presidentit, një grup i pavarur brenda zyrës ekzekutive që mbikëqyr pajtueshmërinë e komunitetit të inteligjencës amerikane me Kushtetutën.

Nunes do të vazhdojë të udhëheqë Trump Media & Technology Group, një kompani publike me vlerë tregu afro 8 miliardë dollarë.

Trump është aksionari më i madh i kompanisë, me afro 115 milionë aksione që aktualisht vlejnë rreth 4.2 miliardë dollarë.

Nunes më parë ka shërbyer si ligjvënës republikan nga Kalifornia, dhe ka qenë kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve.

“Devin do të bazohet në përvojën e tij dhe rolin e tij kyç në ekspozimin e mashtrimit të Rusisë, për të më ofruar vlerësime të pavarura të efektivitetit dhe përshtatshmërisë së aktiviteteve të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së”, tha Trump të shtunën në një postim të Truth Social.