Këngëtarja iraniane arrestohet pasi mbajti një koncert pa hixhab

0
30

Autoritetet iraniane arrestuan këngëtaren Parasto Ahmadi për mbajtjen e një koncerti virtual në YouTube pa hixhab, si dhe dy muzikantë nga grupi i saj, tha avokati i saj Milad Panahipur.

Ai i tha AP se Ahmadi (27) u arrestua në Sari, kryeqyteti i provincës veriore iraniane Mazandaran, dhe se aktualisht nuk dihet se në cilin burg po mbahet.

Avokatja theksoi se dy muzikantë të grupit të saj u arrestuan në kryeqytetin, Teheran.

Gjyqësori i Iranit paraqiti një ankesë të enjten në lidhje me performancën e Ahmadit në koncert të mërkurën, në të cilën ajo kishte veshur një fustan të zi të gjatë, pa mëngë dhe pa jakë.

Koncerti pati më shumë se 1.4 milionë shikime në YouTube.

Sipas ligjit iranian, gratë nuk lejohen të këndojnë solo para audiencës mashkullore dhe të përzier, as të shfaqen pa hixhab para burrave me të cilët nuk kanë lidhje.