“Një fëmijë tha ‘i kanë vrarë’”- Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, dëshmitarët: Menduam se po hidhnin fishekzjarrë, autorët ishin veshur me…

0
59

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, ku mbeti i vdekur me plumb në kokë Irakli Davella dhe u plagos Edi Lolo.

Dëshmitarë okularë pranë vendit të ngjarjes, kanë treguar për mediat greke momentin e atentatit ndaj shqiptarëve.

Një grua ka rrëfyer se kur kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri kanë menduar se po hidheshin fishkzjarrë, por një fëmijë ka parë ngjarjen, dhe u ka thënë “i kanë vrarë, i kanë goditur”.

 “Kemi dëgjuar të shtëna dhe pamë njerëz të veshur me të zeza. Në fillim menduam se po shkrepnin fishekzjarre. Më pas, pamë një fëmijë që po thoshte “i kanë vrarë, i kanë goditur”. Policia erdhi mjaft shpejt, dhe pas pak minutash filloi të mblidhej populli, pasi në fillim nuk kuptuan çfarë kishte ndodhur”, tha ajo.

Edi Lolo, i plagosur
Edi Lolo, i plagosur
Irakli Davella, viktima
Irakli Davella, viktima

Kush janë dy shqiptarët

Irakli Davella ishte pronari i një lokali Peristeri, ndërsa raportohet se kishte lidhje me mafien greke, persona që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella po ashtu gjatë muajve të verës jepte makina me qira në ishujt e Greqisë. Ndërsa i plagosuri edhe ai shtetas shqiptari kishte mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.

Autorët e krimit ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot. Sipas policisë, ky fakt tregon se ata e kishin planifikuar krimin më herët. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh.