BallinaPolitikePS nis punën per votën e diasporës, përgatitet regjistri identifikues i emigrantëve....

PS nis punën per votën e diasporës, përgatitet regjistri identifikues i emigrantëve. Flet Lavdrim Krrashi

spot_img

Ndërsa po punohet që për herë të parë të sigurohet vota e emigrantëve shqiptar në diasporë,  Partia Socialiste ka nisur punën për krijimin e një regjistri identifikues të emigrantëve në botë.

“Identifikim do të thotë inkurajim sa më i madh për regjistrim sa më masiv, pasi ka më shumë shqiptar me të drejt  vote që jetojnë jashtë territorit të Republikës se sa brenda. Është detyrë e gjithë faktorit politik, e gjithë institucioneve shtetërore, detyrë e çdo shqiptari për të inkurajuar sa më shumë shqiptar të regjistrohen për të marrë pjesë në votimet e viti 2025”, u shpreh Lavdrim Krashi , deputet i PS

Plotësimi dhe  identifikimi  i emigrantëve nëpërmjet këtij formulary do të nisë nga strukturat lokale: së pari do të jenë kryetarët e organizatave politike ata që do të raportojnë te krerët e njësive vendore, ndërsa në përfundim, formularët do të mblidhen nga kryetari i partisë në rang Bashkie.

Me pretendimin se vota e diasporës do të jetë në favor të socialistëve, Krashi e ka një mesazh për opozitën si përgjigje të akuzave se PS po shantazhon administratën.

“Opozita është në të drejtën e saj të bëj akuza por e drejta ka kufij. Unë mendoj se duhet të dalim përtej kësaj, sidomos në vlerësimin tim si emigrant prej 27 vitesh, diaspora di të dallojë kush e ka me seriozitet dhe kush jo, akuzat dhe kundër akuzat nuk janë produktive fare. Emigrantët votojnë për atë parti i cili ka një program të qartë jo për një parti programi i vetëm i së cilës është rikthimi në vitin 1991 ose 1992”, deklaroi Krashi.

Fleta e votimit do të mbërrij në adresën e emigrantëve në diasporë  nëpërmjet postës, ndërsa qeveria premton se do të mbuloj të gjitha shpenzimet  transportuale derisa vota të kthehet pranë komisionit qendror të zgjedhjeve. /vizionplus.tv

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular