Nga Ndriçim Mehmeti
Portale e njerëz nga më të ndryshëm, vrapuan pas një video ku pretendohej se ishte Parashqevi Simaku. E harruar nga shqiptarët per 30 e kusur vjet, befas këta të fundit, u bënë nostalgjik për Simakun, duke i veshur edhe tituj krejtësisht të pamerituar, si: “Ikona e këngës Shqiptare” “modeli i femrës” etj. Nëse Parashqevia është ikonë, po Irma Libohova, Merita Halili, e me herët Liljana Kondakçi, Ema Qazimi, Anita Take, Hafza Zyberi, Vaçe Zela, etj. si duhen quajtur?
Por përtej kësaj, halli i Simakut, nuk është problem mbarëkombëtar dhe nuk e kuptoj, përse duhet të marrë kaq vëmendje, deri në çmendurinë që ” shteti dhe në duhet t’i lidhim një pension special”. Po përse nuk kemi qenë kaq të ndjeshëm ndaj grave të dhunuara, ne populli i civilizuar? Sa mësues që kanë edukuar breza të tërë artist e shkrimtar, që kanë ngritur peshë zemrat e publikut, inxhinier që kanë bredhur kantier më kantier, sot jetojnë ose janë më saktë, në kufijtë e varfërisë ose janë të mjerë, I kemi në lagje apo perpara shtepisë sonë e asnjëherë nuk kemi folur kaq shumë.
Parashqevia bëri zgjedhjen e saj si mjaft shqiptar të tjerë. Ka si ajo, që kanë dramat e veta, e shumë më tepër të suksesshëm.
Përpara se të qajmë hallin e Simakut (e cila ka harruar dhe gjuhën e mëmës) zgjatni kokën nga dritarja e shtëpisë, shikoni me rrugë pleq e të sëmurë që kemi gati t’i marrim para dhe nuk u hedhim sytë kurrë.
Kur të zgjidhim hallet e shtëpisë tonë, merruni me Parashqevinë, se aty e keni nuk ikën.