BallinaPolitikeA do i hiqet “non grata” Berishës? Avokati Ngjela “i prerë”: Ja...

A do i hiqet “non grata” Berishës? Avokati Ngjela “i prerë”: Ja kush i fiton zgjedhjet e 11 majit

spot_img
spot_img

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking”, në Top News, ku ka folur në lidhje me zgjedhjet, e po ashtu me zhvillimet politike në vend.

I pyetur se kush i fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Ngjela u përgjigj i bindur se socialistët do marrin shumicën e parlamentit, teksa shtoi se partitë e vogla që janë krijuar nuk kanë asnjë mundësi. Ndërkohë, sa i përket optimizmit të opozitës për heqjen e shpalljes “non grata” për Berishën nga SHBA-të, ai tha se nuk ka mudnësi që kjo të ndryshojmë me ardhjen në pushtet të Trump.

“Perëndimi i gjithë është bipolar. Edhe Amerika kështu është. Perëndimi hoqi dorë nga masiviteti i aktivizmit në zgjedhjeve, nga partitë e reja, mbizotëron bipolariteti. Është vetëm majtas-djathtas. Partitë e vogla që dalin nuk i prishin punë të majtës, por të djathtës po. Zgjedhjet i fiton PS.

Zyrtarizimi i Berishës në krye të PD është në favor të socialistëve, sepse Berisha është së bashku me Ramën. Vetëm një reformë do ta shpëtonte PD-në. Një reformë ku partia do riformësohej dhe do zgjidhej një kryetar i ri. Si mund të fitosh zgjedhjet kur je ‘non grata’ në një shtet perëndimor.

Asgjë nuk ndryshon. Trump ia ka mbledhur dosjen Sali Berishës. Shumicën në Senat kush e ka? Trump nuk mund të dalë kundër Senatit. Berisha e dëmton PD-në. Këta e kanë shpresën se Trump do ndryshojë linjën politike në favor të Berishës. Unë them vetëm të presim e të shohim.”– tha Ngjela.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular