BallinaAktualitet“Asnjëherë nuk dëshiroja të shikonim në atë nivel”- Akil Pano: M’u përdhos...

“Asnjëherë nuk dëshiroja të shikonim në atë nivel”- Akil Pano: M’u përdhos miti! Neritan Liçaj: Fillimisht u çmalla, por kur pashë…

spot_img
spot_img

Rishfaqja e Parashqevi Simakut, këngëtares së suksesshme të viteve ’80, si një e pastrehë, ka ngjallur shumë diskutime dhe është bërë tema më e përfolur në Shqipëri.

Në studion e emisionin ‘Open’ në News24, duke diskutuar pikërisht për këtë temë, aktori Neritan Liçaj, është shprehur se e ka njohur personalisht gjatë viteve të universitetit. Ai u shpreh se kur e pa, u çmall. Ndërsa për gjendjen e saj ngre pyetjen se; ‘a duhet shteti të mos ketë asnjë lloj përgjegjësie?’

“E kam patur në kurs, në artin skenik. Më çmalli kur e pashë. Nuk dija asgjë për Parashkën. Ishte një vajzë shumë e mirë. Ishte personazh publik shumë i dashur. Ishte e sjellshme, e edukuar. Kur e pashë atë video fillimisht u çmalla, por kur pashë gjithë atë legjendë në media sociale…ka plot figura që pësojnë drama në jetë. Problemi është që a duhet shteti të mos ketë asnjë lloj përgjegjësie. Është këngëtare, artiste interpret, ka të drejta”, tha Liçaj.

Ndërkohë, pastori Akil Pano tha se asnjëherë nuk do të kishte dëshiruar ta shikonte në atë gjendje, por thekson se jeta ndonjëherë është e pamëshirshme.

“M’u përdhos miti”, tha ai teksa shprehu se “saga e Simakut, është e artistëve shqiptarë”.

Pano: Asnjëherë nuk e dëshiroja të shikonim Parashqevinë në atë nivel. Jeta është e pamashmirme hera herës me njerëzit. Kemi të bëjmë me fatin, por edhe me ëndrrën amerikane. E kanë idealizuar ndryshe, por kur kanë shkuar në SHBA e kanë vendosur veten e tyre në një dialog të pabarabartë. Konkurrenca për të bërë art në amerikë është e jashtëzakonshme.

M’u përdhos miti. Në fillim do doja të mos e kisha parë, por për hir të Parashqivisë. Nuk mund të jetojmë në hilizëm, duhet të përballemi me të vërtetat e jetës. Saga e Simakut, është e artistëve shqiptarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular