BallinaEkonomiEMRAT/Tre fituesit e ''Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për...

EMRAT/Tre fituesit e ”Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2024”. Sejko pret gazetarë, analistë dhe drejtues të medias

spot_img
spot_img

Mbi takimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias, gjatë aktivitetit ”Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2024”

Në datën 16 dhjetor 2024, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me publicistë, analistë, gazetarë të njohur dhe përfaqësues të shtypit të shkruar e medias elektronike në Shqipëri.

Ky takim është kthyer në një traditë ku opinionbërës, influencues të mendimit publik dhe zëra të fuqishëm të gazetarisë na nderojnë me prezencën e tyre, jo vetëm për të kaluar disa momente me njëri-tjetrin, por edhe për të zhvilluar paralelisht edhe një tjetër aktivitet të veçantë, atë të shpërndarjes së çmimit të Guvernatorit për punimin më të mirë. 

Në fjalën përshëndetëse, Guvernatorit Sejko i falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen, si dhe për pasqyrimin me realizëm dhe vërtetësi të gjithë aktivitetit të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2024, përfshirë dhe vendimmarrjen e saj në fushën e politikës monetare. “Përmes punës tuaj, Banka e Shqipërisë ka mundur të komunikojë me publikun vendimmarrjen e saj në fushën e politikës monetare dhe të stabilitetit financiar, të njoftojë ndryshimet rregullative dhe të rejat më të fundit në fushën e mbikëqyrjes bankare, sistemit të pagesave, edukimit e përfshirjes financiare dhe asaj digjitale financiare. Profesionalizmi juaj na ka mundësuar një komunikim efektiv, duke ndihmuar transmetimin e politikave tona në ekonomi, e rrjedhimisht, në ruajtjen e stabilitetin e çmimeve, atij të sektorit financiar dhe të stabilitetit makroekonomik të vendit në përgjithësi.”- u shpreh Guvernatori.

Ai theksoi se zhvillimet e reja teknologjike dhe pasiguritë globale e bëjnë komunikimin e bankave qendrore me publikun edhe më të rëndësishëm. Për Shqipërinë, ky komunikim merr më shumë vlerë, në kushtet kur individët sfidohen nga niveli jo i kënaqshëm i kulturës financiare, veçanërisht asaj digjitale. Megjithatë, në sajë të punës dhe bashkëpunimit të ngushtë me mediat, banka qendrore ka arritur të përçojë në publik qëndrimin dhe pasojat e pritshme të çdo politike të ndërmarrë, duke pasqyruar të vërtetën dhe eliminuar çdo keqinterpretim apo devijim prej saj.

Në vijim të aktivitetit, siç është traditë, u vlerësuan edhe tre fituesit e “Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2024” – një konkurs që organizohet prej 18 vjetësh nga Banka e Shqipërisë dhe i fton studentët shqiptarë kudo në botë të prezantojnë punimet e tyre në fushën e ekonomisë dhe financës. Këtë vit në të morën pjesë 24 studentë të niveleve të ndryshme studimore. Temat e paraqitura trajtonin objektivat dhe politikat tradicionale të bankave qendrore. Njëkohësisht shumë prej tyre ishin fokusuar te çështjet që kanë dominuar aktivitetin e BSH-së gjatë vitit 2024, pa lënë mënjanë problematika që lidhen me ndryshimet klimatike, edukimin dhe përfshirjen financiare të popullatës dhe sistemet e pagesave. Viti 2025 do të jetë një vit jubilar, pasi shënon 100-vjetorin e bankës tonë qendrore. Duke i paraprirë këtij përvjetori, disa nga temat ishin fokusuar në fushën e kërkimit historik, duke analizuar karakterin dhe evoluimin e marrëveshjeve tregtare, si dhe të zhvillimeve monetare e financiare. “E them me kënaqësi se temat përputhen me pritshmëritë tona dhe përmbushin karakteristikat më të mira të një pune shkencore. u shpreh Guvernatori.

Me çmimin e parë u vlerësua z. Markeljan Blacëri, student në nivelin Master në Universitetin e Padovës, Departamenti i Ekonomiksit dhe Administrimit “Marco Fanno” – me temën e diplomës: “ Hijet Afatgjata të Politikës Monetare: A Mund të Ndikojnë Goditjet e Politikës në Normën Natyrore të Papunësisë?”. Kjo temë fokusohet në vlerësimin e ndikimit të politikës monetare mbi normën natyrore të papunësisë, duke analizuar dy lloje specifike goditjesh: së pari, goditjet tradicionale të politikës monetare dhe së dyti, ndryshimet në informacionin lidhur me qëndrimin e politikës monetare, të njohura ndryshe si “orientimi i bankës qendrore për të ardhmen e politikës monetare”. Për të shqyrtuar këto efekte, autori përdor një qasje të kombinuar të modeleve empirike. Në fazën e parë zbatohet një model standard “Local Projection”, i pasuruar me metodologji Bayesiane. Së dyti, aplikohet një specifikim alternativ i modelit empirik, bazuar në metodologjinë SVAR (vektorët autoregresivë strukturorë).

Me çmimin e dytë u vlerësua z. Endri Deda, student në Universitetin e Parisit Dauphine-PSL, për temën “The Effect of Deep Trade Agreements on FDI flows”. Ky studim ka për qëllim të vlerësojë empirikisht efektet e marrëveshjeve të thelluara tregtare dhe dispozitave të investimeve mbi FDI-në, duke analizuar drejtimin dhe madhësinë e këtyre efekteve. Modeli empirik bazohet në modelin gravitacional të tregtisë, i cili është zgjeruar me një variabël specifik që përfaqëson marrëveshjet e thelluara tregtare. Analiza është realizuar duke përdorur bazën e të dhënave “MREID” dhe Bankën Botërore për periudhën 2010-2021, për të vlerësuar ndikimin ekonomik të këtyre marrëveshjeve në nivel global.

Me çmimin e tretë u vlerësua zj. Eneda Gjoka, studente në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për temën “Përdorimi i Machine Learning për parashikimin e inflacionit në tendencat ekonomike”. Kjo tezë trajton përdorimin e teknikave të avancuara të Machine Learning (ML) për parashikimin e normave të inflacionit në Shqipëri, duke synuar përmirësimin e saktësisë së parashikimeve dhe ofrimin e njohurive të vlefshme mbi tendencat ekonomike. Modelet tradicionale ekonomike shpesh hasin sfida në parashikimin e normave të inflacionit për shkak të kompleksitetit të ndërveprimeve midis politikës monetare, dinamikës së ofertës dhe kërkesës, si dhe ndikimeve nga ngjarjet financiare globale. Në këtë studim, eksplorohen teknika të ML, si analiza e serive kohore dhe rrjetet neurale të avancuara të tipit LSTM, për të identifikuar modele dhe për të parashikuar më saktë normat e inflacionit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular