Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e GJKKO, por ndryshe nga herët e tjera, ajo shfaqet duke çaluar, ndërsa në dorë mban një bastun.
E pyetur nga gazetarët pse është me bastun, Kryemadhi përgjigjet: “Jeta kështu është”, ndërsa theksoi se nuk është rrëzuar.
Në Apelin e GJKKO do shqyrtohet ankimi i Monika Kryemadhit për sekuestron e 2 vilave.
GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobim në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.