Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur sërish për luftën Rusi-Ukrainës, duke thënë se do të bisedonte me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund konfliktit.
Ai tha i shqetësuar nga imazhet e masakrës nga konflikti, teksa shtoi se “duhet të bëj një marrëveshje”.
Trump nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet nëse ai besonte për faktin se Ukraina duhet t’i dorëzonte territorin Rusisë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar për luftën gati tre-vjeçare.