Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, ai zbuloi detaje nga momenti i takimit, çfarë bisedoi dhe cfarë do të ndodhë me këngëtaren e njohur shqiptare.
Ilirjani zbuloi se Simaku do të qëndrojë në dhomën e hotelit për tre javë dhe më pas do vendoset se çfarë do të bëhet me këngëtaren.
Si ishte takimi? Ku e gjete Parashqevi Simakun dhe në çfarë gjendje ishte ajo?
Ilirjani: Diva jonë ishte një mrekulli, e bukur si gjithmonë. Elvira është zonja nga Shqipëria që e gjeti. Ishte një moment magjik, jam i emocionuar, kisha vite që e kërkoja. E dija gjendjen e saj. Ajo kishte nevojë për dashuri, dashuri që unë dhe Elvira ia dhamë. Më pas shkuam në një hotel, ku ajo do të kalojë 3 javët e ardhshme, derisa ne të marrim vendimin bashkë me të dhe familjarët e saj se çfarë do bëjmë.
A ishte ajo pranuese? Pasi ka pasur shumë aludime që nuk ka dashur të takohet me shqiptarët dhe nuk ka dashur ndihmë nga komuniteti shqiptar?
Ilirjani: Nuk është e vërtetë! Ndoshta se kanë mbështetur. Parashqevia ka qenë në rrugët e New York dhe nuk e dija që ajo rrinte në stacion. Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. E arritëm ta marrim, ta çonim në një hotel. Jam shumë i emocionuar.
Çfarë tha Simaku kur të pa? Ishte e vetëdijshme për zhurmën që ka krijuar që merr ndihmë sociale?
Ilirjani: Ajo nuk ja kishte idenë fare! Ç’të dijë pasi nuk ka qasje. E vetmja gjë që vura re është që kishte dashuri në sytë saj. I pëlqente moda. Na puthi të dy, mua dhe Elvirën.
Ai zbulove që ka kërkesë për tu rikthyer në Shqipëri?
Ilirjani: Nuk fola kaq gjatë. Ne duam të bëjmë një darkë të bukur së bashku. Ajo kërkoi një darkë, të flasim për muzikën, jazz. Ajo po këndonte muzikë jazz.
Ilirjani: Po po. Ajo është idhulli im. Sot ka qenë një emocion shumë i madh për mua të takoj të vetmen divë të shqiptarisë.
Top Channel