Në “Mëngjes pune” me gazetarët e ekonomisë, organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) më 13 dhjetor, Presidenti i AAB-së, z. 𝗕𝗹𝗲𝗱𝗮𝗿 𝗦𝗵𝗲𝗹𝗹𝗮, njohu pjesëmarrësit me arritjet kryesore të industrisë bankare gjatë vitit 2024, përfshirë projekte inovatore si SEPA (Zona e Pagesave të Vetme në Euro) dhe Open Banking, të cilat synojnë përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve financiare. Viti 2024 ishte viti i 25 vjetorit të themelimit të AAB. Ai, gjithashtu, theksoi kontributin e AAB në përgatitjen e projekt ligjit për krijimin e Byrosë së Kredisë, realizimin e fushatës së komunikimit në promovimin e transparencës dhe besimit publik ndaj sektorit bankar, nënshkrimin me IFC për projektin 3-vjeçar për digjitalizimin e shërbimeve financiare, etj.
Viti 2024 shënon vitin me arritjet më të mira në treguesit e veprimtarisë bankare, si nga rritja e kredisë, ulja e kredive me probleme, shtimi i depozitave, shërbimet në kanalet digjitale, etj.
Gazetarët shprehën interesim për aspekte të ndryshme të zhvillimit të sektorit bankar dhe të ekonomisë.
=