BallinaPolitikeVeliaj mungon në inaugurimin e Teatrit të Kukullave, Rama e zëvendëson me...

Veliaj mungon në inaugurimin e Teatrit të Kukullave, Rama e zëvendëson me Gonxhen

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama ka distancuar plotësisht Erion Veliajn, duke e përjashtuar nga aktivitetet edhe pse të lidhura drejtpërsëdrejti me Bashkinë e Tiranës. Ndërsa 1 vite më parë, krah njeri-tjetrit, Rama e Veliaj inaguronin nisjen e punimeve për Teatrit e Kukullave, sot Rama zgjodhi ta inaugurojë pa Veliajn hapjen e teatrit dhe në vend të tij u shfaq Blendi Gonxhe.

Pas aferave të zbuluara në Bashkinë e Tiranës dhe hetimit pasuror të Veliajt, ky nuk shtë aktiviteti i parë që Rama e distancon, ndërkohë që e ka zhveshur edhe nga kompetencat e tij politike për drejtimine  fushatës në Tiranë.

Një vit e gjysmë pas kësaj deklarate, në nisje të punimeve për teatrin e kukullave, duket se në përfundimin e punimeve të kësaj godine, Erjon Veliaj është politikani që zhgënjyes.  Kjo të paktën për kryeministrin Edi Rama, I cili përfundimisht ka vendosur të distancojë kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj nga çdo aktivitet i tij.

Ndërsa në mars të vitit 2023, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj ecnin krah për krah në inaugurimin e nisjeve të punimeve, sot shefi i ekzekutivit e ka përjashtuar nga ky aktivitet Veliajn, i cili pas kryeministrit është zyrtari më i lartë, dhe përfaqësues i këtij investimi për sa kohë Teatri do të jetë i qytetarëve dhe fëmijëve të Tiranës. Duket se edhe në këtë rast, kryeministri ka zgjedhur të distancohet nga aferat korruptive të zbuluara bashkëpunëtorit të tij të afërt, dhe zgjodhi që në krah të kishte ministrin Blendi Gonxhen, politikanin e komanduar së fundmi në Tiranë për të bërë fushatë në vend të Veliajt.

Në inaugurimin e fillimit të punimeve, kryeministri Edi Rama e cilësonte të papranueshme mungesën e një teatrit dhe se teatri i ri  do të ishte një shenjë e rëndësishme arkitektonike, e duket se në inaugurimin e kësaj vepre, dha edhe mesazhin e rëndësishëm, kur në vend të kryebashkiakut të Tiranës fjalën e rastin e mbajti zëvendësuesi I tij politik Blendi Gonxhe.

Ky aktivitet u linkua në rrjetet sociale të Erion Veliajt, por ende nuk ka një sqarim publik nga ana e bashkisë, apo justifikimi se cila ishte agjenda e parefuzueshme e kryebashkiakut, që konfirmojë krisjen mes dy figurave të Partisë Socialiste.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular