Është arritur të identifikohet një nga dy personat që ndodhej në kafene me Irakli Davellën dhe Edi Lulon alias Etmond Hysa ditën e diel para atentatit në Athinë.
Bëhet fjalë për personin i cili ishte prezent dy të parët, por në momentin e të shtënave është larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes.
Siç konfirmojnë burimet e mediave greke bëhet fjalë për një person me precedentë penalë në Greqi, i përfshirë në çështje gjobëvënie dhe vjedhje. Ka dyshime se ky person mund të jetë plagosur lehtë gjatë ngjarjes.
Policia greke ka nisur kërkimet për të me qëllim që t’i marrë dëshminë. Kërkime njëkohësisht po bëhen edhe për mjetin tip “Polo” që dyshohet se është përdorur nga autorët