Bashar al Assad REAGON për herë të parë pas arratisjes: Nuk e kisha planifikuar që të largohesha

0
46

Bashar al-Assad i Sirisë, ka reguar për herë të parë pasi u arratis nga Damasku drejt Rusisë bashkë me familjen e tij, ku përfitoi azil politik nga presidenti Vladimit Putin.

Në një deklaratë që u publikua në kanalin Telegram të presidencës siriane ditën e sotme, 16 dhjetor, nga Moska, Asadi tha se ai u zhvendos në bazën ajrore ruse në Hmeimim të Sirisë mëngjesin e së dielës, 8 dhjetor dhe Rusia i kërkoi atij të evakuohej kur baza u sulmua me dronë.

“Në asnjë moment nuk kam menduar të heq dorë ose të largohem nga vendi pavarësisht incidenteve,” tha presidenti i rrëzuar, duke shtuar se “qëndroi në Siri deri në orët e para të 8 dhjetorit dhe nuk u largua deri vonë në mbrëmje”.

Sipas Bashar al-Assad, fjalimi i tij u shkrua natën e 8 dhjetorit, pasi baza ushtarake ruse Khmeimim në Siri u vu nën sulm me dron dhe komunikimi ishte i pamundur.

“Fatkeqësisht, kushtet që mbizotëronin në atë kohë, duke përfshirë një ndërprerje të plotë të komunikimeve për arsye sigurie, vonuan publikimin e kësaj deklarate. Ky nuk është një zëvendësim për një rrëfim të detajuar të ngjarjeve të ndodhura, i cili do të bëhet sa më shpejt që të krijohet mundësia”, thekson ai.

Assad theksoi se nuk do të braktisë vendin dhe qytetarët e tij, diçka që nuk e ka bërë kurrë në të kaluarën. Ai e përshkruan veten si personin që refuzoi të tregtonte shpëtimin e Sirisë për përfitime personale, si dhe personi që qëndroi me ushtrinë pranë popullit të tij gjatë viteve të errëta të luftës, personi që nuk hoqi dorë kurrë nga rezistenca në Palestinë dhe Liban, dhe si personi që nuk do ta braktiste popullin dhe ushtrinë e tij.