BallinaAktualitetÇim Peka shfaqet sërish me Arben Ahmetajn: Gati të bëjmë atë që...

Çim Peka shfaqet sërish me Arben Ahmetajn: Gati të bëjmë atë që themi

spot_img

Çim Peka duket se është gati për një intervistë tjetër me ish- zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Ky i fundit ndodhet në arrati ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit shtetëror.

Sot Çim Peka ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Ai shfaqet sërish me Ahmetajn dhe shkruan: “Bëjmë atë që themi, themi atë që do bëjmë”, përfundon ai.

Arben Ahmetaj ka dhënë dy intervista televizive për gazetarin Çim Peka ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.

Gati një muaj më parë, Peka publikoi një foto me Ahmetajn, duke paralajmëruar edhe atëhere një intervistë me të.

Ajo dështoi dhe duket se do të bëhet tani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular