BallinaAktualitetGjeti Parashqevi Simakun, Elvira tregon çfarë i tha artistja

Gjeti Parashqevi Simakun, Elvira tregon çfarë i tha artistja

spot_img
spot_img

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ajo ka treguar me detaje se si e ka gjetur Parashqevi Simakun në një stacion treni, teksa ka rrëfyer dhe çfarë kanë komunikuar së bashku. Tata thotë se në bisedën që ka pasur me artisten shqiptare, kjo e fundit i ka thënë se ndodhet aty pasi “pret avokatin që t’i sjellë të birin”.

Elvira Tata: Po flas prej Manhatanit.

Blendi Fevziu: Si e gjetët Parashqevi Simakun?

Elvira Tata: Të gjithë do ta bënin një gjë të tillë. Nuk e ndjej se kam bërë një gjë të madhe. Zoti më dha një provë tjetër, unë kisha 10 ditë në spital me mamanë shumë të sëmurë. Morëm një grip të dyja dhe jam e sëmurë nga një virozë dhe kisha 10 ditë që nuk kisha shkuar në punë. Atë ditë që vendosa të shkoja në punë, 2 ditë më parë kisha parë videon që kishit nxjerrë ju dhe mendova “sikur ta gjej unë”. Duke ecur rrugëve, kaloj në stacionin e madh dhe nuk e gjeta. Kur dal nga qendra e madhe e trenave, në një ndërtesë ishte ulur Parashqevia. E njoha nga fytyra, mënyra e veshjes. Ndalova para saj me shumë gëzim dhe i them në anglisht dhe i them a je ti Parshqevi Simaku dhe ajo qeshi dhe më tha “Po”. Më tha mua që “nuk je shqiptare, por dukesh si austro-hungareze”, ndërkohë unë kisha telefonin në dorë. Unë atë video e kam ndarë për miqtë e mi dhe ma vodhën. Unë i thashë si “të të bëj që të gjej ty”.

Blendi Fevziu: Ajo nuk dinte asgjë?

Elvira TataJo nuk dinte asgjë. Ajo më tha që nuk kam telefon. Ajo më thotë mua që po pres një avokat që të më sjellë djalin dhe pse më ke zënë rrezen e diellit më ke ardhur si një diell, mendova se të solli avokati këtu tek unë. I jam lutur që të mos lëvizte nga vendi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular