Dikur e kthente “Olimpikon” një vend feste për tifozët e Lacios, ndërsa sot i bëri këta të fundit të përjetonin një nga mbrëmjet më të hidhura. Inzagi nuk e ka mëshiruar aspak ish-skuadrën e tij, teksa me Interin ka shkëlur të kaltrit me rezultatin 0-6.
Ishte Hakan Çalhanoglu ai që nisi goleadën zikaltër me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 41-të të takimit. Vetëm 4 minuta më vonë Dimarko dyfishoi shifrat dhe e dërgoi ekipin të qetë në dhomën e zhveshjes.
Lojtarët e Inzagit e nisën pjesën e dytë të lojës pikërisht aty ku lanë të parën. Barela tundi rrjetën në minutën e 51-të dhe 2 minuta më pas, pa përfunduar ende festa, Dufrisi detyroi përsëri portierin e Lacios të nxirrte topin nga rrjeta e tij. Edhe pse fitoja ishte thuajse e sigurt, zikaltrit nuk e ndalën ritmin. Karlos Augusto shënoi në minutën e 77 dhe në të 90-n Turami fiksoi shifrat përfundimtare në 0-6