Ke humbur çertifikatën e kontrollit teknik?
Ja çfarë duhet të bësh!
Paraqituni pranë çdo Qendre të Kontrollit Teknik, pa pasur nevojë për rezervim online.
Dublikata lëshohet me të njëjtin afat si certifikata origjinale.
Duhet të keni me vete lejen e qarkullimit (dokumentin origjinal). Mjeti nuk është i detyrueshëm.
Kujdes! Kjo mundësi është e disponueshme vetëm për ata që kanë një kontroll teknik të vlefshëm.
Për çdo paqartësi vizitoni linkun e mëposhtëm: https://www.dpshtrr.al/mjete/kontrolli-teknik