Keni një mjet të cilin momentalisht nuk e përdorni?
Për të shmangur pagesën e taksave ju mund të kryeni çregjistrim të përkohshëm të mjetit tuaj.
Si duhet të veproj?
Paraqituni në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin tuaj me:
Dokument identifikimi (Nëse jeni subjekt fizik ose juridik nevojitet edhe ekstrakti i QKB-së. Gjithashtu, personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete dokument identifikimi dhe autorizimin për kryerjen e veprimeve);
Leja e qarkullimit të mjetit;
Targat e mjetit.
Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) deri në momentin e çregjistrimit, duhet të jenë shlyer.
Për më shumë informacion: https://www.dpshtrr.al/mjete/cregjistrimi-i-mjetit