Tërmeti në Shqipëri/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Nuk raportohen dëme materiale

0
63

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë një deklaratë përmes Facebook për lëkundjet sizmike që u regjistruan sot në vendin tonë në orën 18:01 në Burrel.

Referuar të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se magnituda e tërmetit ishte 3.8 Rihter dhe se epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.

Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe
Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale, njofton Mbrojtja Civile.

Por sipas vlerësimeve të Qendrës Sizmiologjike Euro Mesdhetare magnituda e tërmetit ishte 4.0 Rihter.

Screenshot_9

Postimi i plotë

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter.

Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe
Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.